Kirgizi: Janë vrarë dy pjesëtarë të dyshuar të një grupi terrorist

Autoritetet në Kirgizi thonë se forcat e sigurisë i kanë vrarë dy militantë të dyshuar gjatë të shtënave në rajonin verior, Çui, përcjell REL.

Komiteti Shtetëror për Siguri Kombëtare (UKMK) tha se shkëmbimi i të shtënave ka ndodhur sot në qarkun Xhail.

Sipas UKMK-së, forcat e sigurisë kanë hapur zjarr, pasi tre pjesëtarë të dyshuar të një grupi terrorist, që ishin të rrethuar në një shtëpi, kishin refuzuar të dorëzohen.

U tha se dy të dyshuar ishin vrarë, ndërsa i treti ishte plagosur dhe ishte zënë.

Deklaratat e këtij komiteti është pothuajse e pamundshme të verifikohen në mënyrë të pavarur.

UKMK tha se nuk ka pasur viktima në mesin e forcave të sigurisë.

Asnjëri prej militantëve të dyshuar nuk është identifikuar me emër.

Autoritetet e Kirgizisë kishin filluar kërkimin për të dyshuarit më 24 gusht, pasi dy persona i ishin kërcënuar patrullës së policisë me armë dhe me një granatë në kryeqytetin Bishkek.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button