Në vend të luksit me automjete zyrtare – ujë të pijshëm në çdo shtëpi

Çdo banor i Shkupit, në 5 vitet e kaluara ka paguar nga 3.941 denarë për karburante dhe për servisimin e automjeteve zyrtare të burokracisë së qytetit. Hulumtimi i SCOOP-it tregoi se komunat në përgjithësi shpenzojnë sasi të mëdha parash për karburante dhe mirëmbajtjen e automjeteve të tyre zyrtare. Këto harxhime të mëdha për karburante gjithashtu reflektohen edhe mbi buxhetin e komunave, njofton Portalb.mk.

Ekipi i SCOOP-it ka dërguar Kërkesa për qasje të lirë deri te informacionet e karakterit publik deri te gjitha komunat në Republikën e Maqedonisë.

Nga kompetentët u kërkuan informacione për atë se sa janë shumat e shpenzuara për karburante në nivel vjetor për pesë vitet e fundit, nga viti 2012 deri në vitin 2016, shumat dhe emrat e kompanive me të cilat është lidhur kontratë për karburante, po edhe të kompanive me të cilat është lidhur kontratë për servisim, si dhe shumat e të njëjtave.

Karburantet e harxhuara shpesh nuk përputhen me kilometrat e kaluar të funksionarëve lokalë. A kanë harxhuar realisht udhëheqjet e komunave ato karburante ose bëhet fjalë për fatura fiktive?

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button