Meta nxjerr dekretin: Parlamenti i ri mblidhet ditën e shtunë

Presidenti Ilir Meta caktoi datën 9 shtator për seancën e parë të parlamentit të ri. Në kalendar, data 9 shtator korrespondon me ditën e shtunë.

Në parlamentin e ri Partia Socialiste do të mund ta votojë qeverinë e vetme me 74 deputetë, PD 43, LSI 19 dhe PDIU 3 deputetë.

Sipas rregullores së parlamenti më datën 9 shtator e vetmja detyrë e deputetëve është ngritja e komisionit për verifikimin e mandateve, i cili ka dy ditë afat.

Në seancën pasardhëse, deputetët bëjnë betimin dhe zgjedhin kryetarin e kuvendit, i cili sipas vendimit të shumicës do të jetë Gramoz Ruçi.

Ditën e konstituimit të parlamentit, presidenti i republikës Meta dekreton kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën i cili rikthehet në parlament për të shpallur programin e qeverisë.

Në 2013 debati për programin e qeverisë Rama ka zgjatur dy ditë, e nëse ndiqet i njëjti skenar në 15 shtator, Shqipëria do të ketë në detyrë qeverinë e re.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button