Taravari: Nëse vërehet borxh i lartë, mund të shkarkohen të gjithë drejtorët shëndetësor

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari gjatë vendosjes së tabelave në tri gjuhë në Qendrën Klinike “Nëna Terezë” ka thënë se nëse shihet se të gjithë drejtorët nuk kanë shlyer borxhet, nuk përjashtohet mundësia e shkarkimit të të gjithëve, njofton Portalb.mk.

Kjo, sipas Taravarit bëhet me qëllim që drejtorët e rinj të mos i bëjnë gabimet e drejtorëve paraprak.

“Duhet të bëhet analizë dhe të shikohet. Përgjegjësia nuk është vetëm e një drejtori, por e të gjithë drejtorëve. Nëse është e nevojshme, të gjithë do të ndërrohen. Shpresoj se drejtorët e rinj nuk do t’i bëjnë gabimet e njëjta dhe do t’i shlyejnë borxhet me kohë”, tha Taravari.

Ndërkaq drejtoresha e Institucionit Publik Shëndetësor, Shkodrane Dardhishta sqaroi se borxhet e qendrave klinike janë të trashëguara nga garnitura paraprake qeverisëse dhe se bashkërisht me ministrin Taravari po bëhen përpjekje që të njëjtat të shlyhen.

Siç bëri të ditur Dardhishta, të gjitha klinikat i kanë borxh Institucionit Publik Shëndetësor.

Dardhishta njofti se problemi është zgjidhur me Ndërmarrjen Publike për Ujësjellës me të cilën kanë nënshkruar marrëveshje për pagesë të borxhit me rata.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button