Antikorrupsioni “ikë” nga raporti pesëvjeçar për punën e paligjshme të funksionerëve shtetëror

Raporti i kërkuar me Planin 3-6-9 të Qeverisë së Maqedonisë në të cilin kërkohet që Komisioni Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit në Maqedoni të dëshmojë për punën pesëvjeçare në rastet e Antikorrupsionit, nuk ka detaje, sepse nga Antikorrupsioni refuzojnë të përgjigjen për këtë, raporton Portalb.mk.

Sipas kryetarit të Antikorrupsionit, Igor Tanturovski ky raport është dorëzuar në Qeveri ngaqë ashtu kërkohej me Planin 3-6-9 mirëpo nuk dëshiron të jep më shumë informata se çfarë përmban ai raport dhe çfarë mund të pritet pas shqyrtimit të tij.

Siç kuptohet, raporti përfshinë evidentim dhe ndjekje të pasurisë pronësore të personave të emëruar dhe të përzgjedhur gjatë pesë vjetëve si dhe procesin e parandalimit të konfliktit të interesit të personave zyrtar.

Për të kuptuar se çfarë përmban raporti i dorëzuar në Qeveri nga Antikorrupsioni, Portalb.mk parashtroi kërkesë deri te Qeveria e Maqedonisë nga ku njoftuan se i njëjti raport deri më sot nuk është dorëzuar në Qeveri.

LEXO: Ndërrimi i funksionerëve shtetëror, Antikorrupsioni stërmbushet me ankesa

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button