Serbia dhe Rusia të shqetësuar rreth aspiratave të Maqedonisë për anëtarësim në NATO

Personeli diplomatik serb u kthye në Maqedoni pas largimit befasues që ndodhi javën e kaluar, njofton Portalb.mk.

“Sipas burimeve serbe, Maqedonia më parë i ka akuzuar diplomatët serb se së bashku me shërbimin sekret rus dëshirojnë ta destabilizojë vendin. Qeveria e Maqedonisë i ka hedhur poshtë këto akuzime që t’i bind qytetarët për nevojën e anëtarësimit të shpejtë të NATO, thuhet nga Beogradi”, shkruan “Standard”.

“Maqedonasit nga ana tjetër konfirmojnë se nuk janë në dijeni për çfarë bëhet fjalë. Prej kur Qeveria e re e socialdemokratëve e mori pushtetin në Maqedoni ka tensione mes të dy fqinjëve. Sepse Qeveria e Maqedonisë për dallim nga pushteti i mëparshëm dëshiron ta integrojë vendin në NATO”.

Kundër ndërrimit të pushtetit

“Serbia dhe Rusia ishin kundër ndërrimit të pushtetit në Shkup. Rusisë i pengon përhapja e NATO-s në Ballkan. Prandaj luan me “kartën serbe” që ta parandalojë këtë. Shërbimin serb pati sukses të ndikojë në Maqedoni. Dhe Rusia ishte aktive. Por, kjo gjë nuk është aq e lehtë me kryeministrin e ri Zoran Zaev. Kjo është e qartë: nëse Maqedonia dhe Kosova bëhen pjesë e aleancës së NATO-s, Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina do të mbesin vendet e vetme në Ballkan që nuk do të jenë anëtare të NATO-s.

Kjo është arsyeja pse fraksioni pro-rus është gjithnjë e më i shqetësuar. Ky shqetësim ekziston edhe në Beograd. Shefi i diplomacisë Daçiq iu kërcënua Maqedonisë se do ta tërheq njohjen me emrin kushtetues- siç bën edhe Greqia.

Në Bosnjë dhe Hercegovinë javëve të fundit vërehet se partia më e madhe serbe është kundër anëtarësimit në NATO edhe pse kjo çështje nuk është aspak temë e debatit. Edhe në Malin e Zi partitë serbe janë kundër anëtarësimit në NATO. Por për dallim nga Bosnja dhe Hercegovina ata nuk kanë asnjë mundësi ta bllokojnë përhapjen e NATO-s. Është e dukshme se tani po lancohet një iniciativë rajonale.

“Mbijetesa” e serbëve

Milorad Dodik dhe kryetari i Serbisë Aleksandër Vuçiq dëshirojnë të miratojnë deklaratë për “mbijetesë” të “identitetit kulturor serb” në vendet e ish Jugosllavisë. Ata sillen si të jenë të prekur nga dikush.

Dodik flet për luftën “perëndimin e madh” dhe ka thënë se fqinjët kanë pranuar rrol të “vazove”. Partia serbe në Mal të Zi – NOVA është kyçur në iniciativë. Jovan Vuçuroviq nga NOVA flasin për “bashkimin kulturor të serbëve nga të gjitha territoret”. Deklarata duhet të jetë gati deri në fund të tetorit”, shkruan “Standard”.

LEXO: Ja çfarë biseduan në telefon Zaev dhe Vuçiq

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button