LSDM: Qeveria ka siguruar tarifë të lirë të rrymës, nuk do të ketë asnjë lloj shtrejtimi

Të udhëhequr nga principet për përmbushjen e premtimeve të dhëna para qytetarëve, Qeveria e udhëhequr nga LSDM e kthen tarifën e lirë ditore të rrymës që VMRO-DPMNE e largoi, kumtoi partia nl krye me Zoran Zaevin në një komunikatë drejtuar mediave, njofton Portalb.mk.

Nga 1 tetori, çdo ditë nga ora 14:00 deri në orën 16:00 të gjithë qytetarët do mund ta shfrytëzojnë energjinë elektrike me tarifën e lirë. Tarifa e lirë do të vazhdon të vlejë edhe në periudhën prej orës 22:00 deri në 07:00 çdo ditë dhe 24 orë ditën e diel.

“Gënjeshtra janë deklarimet e VMRO-DPMNE-së se kthimi i tarifës së lirë të rrymës do ta rriste çmimin e enrgjisë elektrike. Qytetarët të jenë të vëmendshëm. As për momentin, e as në të ardhmen nuk do të ketë asnjë lloj rritje të çmimit të energjisë elektrike.” njofton LSDM.

Kthimi i tarifës së lirë ditore të rrymës do të bëhet e mundur përmes shkurtimit të shpenzimeve joproduktive dhe punës së përgjegjëshme dhe efikafe të kompanive shtetërore ELEM dhe MEPSO.

“Me shfrytëzimin e tarifës së lirë dhe tarifës së fundjavës qytetarët do të kenë mundësi të kursejnë, të kenë fatura më të ulëta të rrymës dhe do t’u mbeten më shumë para në buxhetin familjar. Kjo është vetëm një nga masat që mundësojnë kthim të më shumë parave tek qytetarët, ulje të shpenzimeve për jetë dhe buxhet familjar më të madh. Fjala është fjalë, Qeveria e udhëhequr nga LSDM dhe shumica parlamentare vazhdojnë të punojnë me ndershmëri, me përgjegjësi dhe vetëm në interes të qytetarëve.” reagojnë nga kjo parti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button