Gjendje kritike me kulturat bujqësore, nuk ka lagështi të mjaftueshme në tokë

Të gjitha kulturat bujqësore pësojnë pasoja nga moti i ngrohtë sepse nuk ka lagështi të mjaftueshme në tokë. Reshjet sot dhe nesër me siguri nuk do ta ndryshojnë situatën drastike nëse intensiteti është i dobët, thonë agrometeorologët.

“Reshjet tani nuk ndryshojnë asgjë, na duhet më shumë shi. Na duhet ujë. Kulturat pranverore dhe të mbjellat janë në gjendje kritike, madje katastrofale, veçanërisht misri. Ato sipërfaqe të cilat nuk janë nën sistemin e ujitjes, diku mund edhe të mos japin prodhim”, deklaroi Angelço Angeleski nga DPHM.

Sipas tij, dëme pësojnë edhe vreshtaria dhe pemëtaria.

“Veçmë fillojnë të dehidrojnë kokrrat e rrushit dhe të thahet një pjesë e trungut. Pemët frutore, megjithatë, tani, në gusht, i formojnë lulet. Nëse nuk kanë ujë të mjaftueshëm mund të ndodhë që deri në vitin e ardhshëm të mos japin fryt ose fryti të jetë shumë i vogël”, theksoi Angeleski.

Për vlerësim përfundimtar si ndikojnë reshjet ndaj bujqësisë, potencoi, megjithatë, do të duhet të pritet, të përcillet intensitet i tyre gjatë këtyre ditëve.

Ujitja të vazhdojë, është rekomandimi i agrometeorologëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button