Ndërrimi i funksionerëve shtetëror, Antikorrupsioni stërmbushet me ankesa

Tridhjetedy administrator shtetëror kanë dërguar ankesë deri te Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit në Maqedoni (KSHPKM) me arsye se në Sekretariatin e Përgjithshëm të Qeverisë ndaj tyre është vepruar në kundërshtim me nenin 8 të Kodit Zgjedhor, i cili nen ndalon ngarim-shkarkimin dhe ngritje-uljen nga pozita e punës pas caktimit të zgjedhjeve lokale, raporton Portalb.mk.

Kjo ankesë ndaj sekretarit Gjeneral të Qeverisë së Maqedonisë, Dragi Rashkovski përmban arsye se i njëjti pas nënshkrimit të zgjedhjeve lokale ka bërë ngarkim-shkarkim të pozitave dhe ulje në pozita të të anketuarve.

Ndaj po të njëjtit institucion, Sekretariatin e Përgjithshëm të Qeverisë ankesë ka parashtruar edhe Dimçe Stojanovski pasi që ndaj ti është ngritur procedurë disiplinore për ndërprerje të marrëdhënies së punës. Si ankesë e tretë e miratuar nga KSHPK-ja Sllobodanka Alleksovska nga Agjencia për Punësim, e cila ankesën e ka bazuar në procedurë disiplinore për drejtorin e Agjencisë për Punësim me arsyen se ka vepruar në kundërshtim me ligjin duke e ulur në pesë pozita më poshtë.

Siç njoftoi kryetari i Komisionit të Antikorrupsionit, Igor Tanturovski të gjitha këto ankesa duhet të shqyrtohen nga institucionet ndaj të cilave janë parashtruar dhe në afat prej më pak se 15 ditë duhet të kthehet përgjigje për të njëjtat në mënyrë të dokumentuar.

Tanturovski njoftoi se të gjitha mbledhjet e Antikorrupsionit do të jenë të hapura deri në përfundim të procesit zgjedhor.

LEXO: Antikorrupsioni “ikë” nga raporti pesëvjeçar për punën e paligjshme të funksionerëve shtetëror

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button