Zaev: Kandidatët për komuna do t’i zgjedhim në bazë të anketave

Kandidatët për kryetar dhe këshilla komunal do të zgjedhen në bazë të anketave që janë në procedurë. Kështu vlerësoi lideri i Lidhjes Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM) Zoran Zaev dje në Berovë, njofton Portalb.mk.

“Komunat në jetën e qytetarëve janë një faktor i rëndësishëm. Nën udhëheqjen e tyre janë shkollat, çerdhet, ndërmarrjet komunale dhe prekin në secilën sferë të jetës dhe familjes. Për shkak të kësaj duhet të jemi të mençur, të zgjedhjen kandidatë të mirë për kryetar të cilëtvlerësohen nga qytetarët”, tha Zaev.

Kryeministri i Maqedonisë shtoi se ditëve në vijim do të merret vendim se cilët do të jenë kandidatët për kryetar dhe këshilla komunal.

“Jam i lumtur që ka shumë kandidat të cilët synojnë për këto funksione në LSDM e që më herët nuk ka qenë ashtu. Por ato kandidatë që kanë pasur më shumë përkrahje do ta marrin besimin tonë, sepse premtuar një kohë të gjatë de do të jemi në shërbim të qytetarëve. Anketat tregojnë se partitë janë me rëndësi dytësore, e rëndësishme është programi dhe kandidati”, tha Zaev.

Lideri i LSDM-së dhe kryeministri aktual i Maqedonisë, Zoran Zaev vlerësoi nga 15 tetori pret zgjedhje kredibile dhe demokratike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button