Takim urgjent i Këshillit të Sigurimit të KB-së për Korenë Veriore

Këshilli i Sigurimit i KB-së do të mblidhet sot pasdite në takim urgjent për Korenë Veriore në kërkesë të Tokios dhe Uashingtonit, pasi Koreja Veriore sot në mëngjes ka gjuajtur raketë e cila fluturoi mbi Japoni.

Paraprakisht liderët e SHBA-së dhe të Japonisë u dakorduan “ta rrisin presionin ndaj Koresë Veriore”, theksoi kryeministri japonez Shinxo Abe.

Pas lançimit të raketës, sekretari shtetëror i SHBA-së Reks Tilerson dhe ministrja e Punëve të Jashtme e Koresë Jugore Kan Kion-hva u pajtuan të shqyrtojnë sanksione më të ashpra kundër Koresë Veriore, theksohet në kumtesën e Seulit.

Ministria japoneze e Mbrojtjes konsideron se raketat, si ato të cilat u gjuajtën sot nga Koreja Veriore mund të arrijnë deri në territorin e ishullit të Oqeanit Paqësor Guam, ku ka objekte ushtarake të SHBA-së, deklaroi ministri i Mbrojtjes Incunori Onodera, transmeton TASS.

“Arritja maksimale e raketës mund të jetë rreth 5.000 kilometra. Në mënyrë të natyrshme ajo mund të arrijë deri në Guam”, tha ai.

Sipas autoriteteve japoneze, raketa ka fluturuar afro 2.700 kilometra, në lartësi deri në 550 kilometra dhe ka rënë në Oqeanin Paqësor. Ministra japoneze e Mbrojtjes konsideron se bëhet fjalë për një raketë me arritje të mesme, me siguri “Hvason-12”.

Zëdhënësi i administratës presidenciale të Koresë Jugore, kumtoi se pas lançimit të raketës nga Koreja Veriore, aeroplanët luftarakë të Seulit kanë kryer stërvitje me gjuajtjen e bombave në poligonin ushtarak.

Agjencia e lajmeve e Koresë Jugore Jongall citon një burim të paemëruar nga administrata e presidentit koreanojugor, sipas të cilit, Pheniani e shqyrton mundësinë të sistemojë forca strategjike në Gadishullin korean.

Sipas burimeve diplomatike, Këshilli i sigurimit i KB-së ka mundësi të imponojë sanksione të reja në Phenian. Sektori i naftës, për shembull, u përjashtua nga sanksionet e fundit të imponuara në fillim të gushtit.

Megjithatë, ekspertët theksojnë se është diskutabil zbatimi dhe efikasiteti i sanksioneve, të cilat kanë për qëllim ta ulin Korenë Veriore në tryezën negociuese, duke e pasur parasysh atë se Pheniani zyrtar vazhdimisht gjen mënyra për t’i rrumbullakësuar sanksionet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button