Kabineti i “Rama 2” dy ditë në Llogara për programin qeveritar

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur këtë pasdite në Llogara të Vlorës kabinetin e ri qeveritar.

Në takimin që pritet të vijojë edhe mëngjesin e nesërme mësohet se po diskutohet struktura e re qeverisëse, strukturat e reja që do të kenë në varësi si dhe përgatitjen për planin e punës që do të ketë secili prej ministrave.

Një tjetër pikë e rëndësishme është edhe përcaktimi i afateve për zbatimin e programit qeverisës për 4 vitet e ardhshme.

Ky takim vjen një ditë pasi nga Asambleja Kombëtare e PS-së, Rama bëri publik dhe emrat e 13 ministrave dhe zv/kryeministres me të cilët do të qeverisë në mandatin e dytë.

Kabineti i ri qeveritar do të jetë i balancuar përsa i përket gjinisë me 7 gra dhe 7 burra, ndërkohë që rikonfirmohen 10 emra ministrash të qeverisë Rama 1.

Qeveria e re do të jetë më e vogël se ajo e 4 viteve më pare, ndërkohë që emrat surprizë të saj janë zëvendëskryeministrja Senida Mesi, Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjoni, Ministri i Disaporës Pandeli Majko dhe Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrësve, Sonila Qato.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button