Londër – Sulmi në Pallatin Mbretëror, arrestohet bashkëpunëtori i agresorit

Policia britanike thotë se e ka arrestuar edhe personin e dytë lidhur me sulmin e së premtes pranë Pallatit Mbretëror, ku tre agjentë policie mbetën të plagosur lehtë.

Bëhet fjalë për një 30 vjeçar, i cili dyshohet se është bashkëpunëtor i 26-vjeçarit tashmë të arrestuar që sulmoi dhe plagosi agjentët.

Arrestimi i tij u bë në pjesën perëndimore të Londrës.

Policia tha se 30 vjeçari akuzohet si i përfshirë në planifikimin, përgatitje ose nxitje të terrorizmit.

Sipas rindërtimit të ngjarjes nga policia, kjo është dinamika e sulmit të së premtes:

“Një burrë qëllimisht u drejtua me mjetin e tij drejt një furgoni të policisë, duke ndaluar pranë Buckingham Palace. Në atë moment agresori, i cili ishte vetëm në bordin e veturës, mori një shpatë mbi një metër të gjatë, të cilën e kishte në sedilen e pasagjerëve. Agjentët ndërhynë për ta ndaluar atë dhe tre prej tyre u plagosën lehtë. Ndërkohë sulmuesi në mënyrë të përsëritur thërriste”Allah Akbar.”

Gjatë kohës së sulmit, asnjë anëtar i Familjes Mbretërore nuk ndodhej në Pallatin Buckingham.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button