Kusari – Lila: S’ka marrëveshje mes PAN-it dhe AKR-së, është lajm i rremë

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se lajmi se koalicioni PAN dhe AKR-ja kanë arritur narrëveshje është i rremë, shkruan Illyriapress.com.

“Është lajm i cili prezantohet në media për të krijuar huti apo për të mbajtur gjallë këtë stresin që po krijohet në opinion se PAN-i ka shanse ta formojë Qeverinë”, ka deklaruar Kusari-Lila për RTV21.

“Unë, personalisht, sot kam qenë në kontakt me zotin Pacolli. Ai gjendet në Zvicër, përveç nëse i gjithë PAN-i ka shkuar në Zvicër te zoti Pacolli ka mundur të arrihet marrëveshja”, ka thënë ajo.

Kusari-Lila ka thënë gjithashtu se është në kontakt me zëvendës-presidentin e AKR-së, Korab Sejdiun, për të caktuar kohën dhe vendin e takimit të përbashkët të përfaqësuesve të koalicionit  LAA dhe Vetëvendosjes, ku do të diskutohet rreth programit të përbashkët qeverisës.

Kryetarja e partisë Alternativa e ka cilësuar si joserioze deklaratën e kandidatit të PAN-it për kryeministër, Ramush Haradinaj, se seanca e Kuvendit do të mbahet kah fundi i kësaj jave ose javën e ardhshme. Ajo ka thënë se shumica e deputetëve janë në pushime.

“Shumica e udhëheqësve politikë dhe deputetëve janë jashtë vendit ose kanë shkuar për pushime”, ka shtuar ajo.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button