Presidenti rus Putin arriti për vizitë në Hungari

Presidenti i Rusisë ka arritur sot për vizitë në Hungari, me ç’rast merr pjesë në ceremoninbë e hapjes së një gare ndërkombëtare në xhudo dhe do të bisedoj me kryeministrin e këtij vendi, Viktor Orban.

Ky është qëndrimi i dytë i Putinit në Hungari këtë vit. Hungaria është anëtare e Bashkimit Evropian dhe e NATO-s.

Kremlini ka kumtuar se Putin do të merr pjesë në ceremoninë e hapjes së Kampionatit Botëror në Xhudo në Budapest dhe do të ketë “takim punues” me Orbanin.

Putin është xhudist me brez të zi dhe president nderi i Federatës Ndërkombëtare të Xhudos.

Opozita në Hungari ka protestuar kundër vizitës së presidentit Putin dhe ka shprehur shqetësim se Orban është afruar shumë me liderin e Rusisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button