Finalja e Game of Thrones: Fansat do të duhet të presin …

Ishim kaq të zënë duke mezipritur secilin episod të Game Of Thrones, sezoni 7, dhe harruam pritjen e gjatë dhe të ftohtë pas fundit të tij të djeshëm.

Fansat zgjohen sot dhe i presin shumë muaj duke menduar se çfarë do të ndodhë tani që Mbreti i Natës është në jug të Murit. Po sa muaj?

Mund të bëjmë një vlerësim të përafërt të daljes së Sezonit 8, bazuar në datën e fillimit të xhirimeve të tij, dhe si ka ndodhur në sezonet e mëparshme.

Produksioni për sezonin 6 nisi në korrik 2015, dhe seria nisi të transmetohej nëntë muaj më vonë në prill 2016.

Produksioni i sezonit 7 nisi në fund të gushtit 2016, dhe seria erdhi 11 muaj më vonë në korrik 2017.

11 muaj ishin një pritje e gjatë për sezonin e fundit, por këtë herë mund të mos jetë kaq keq. Filmimet për sezonin 7 u zgjatën deri sa të krijoheshin kushtet e duhura të motit, për dimrin, por këtë herë, teksa transmetimi i sezonit 7 ka përfunduar në fund të gushtit, vjeshta dhe dimri zëre se kanë ardhur.

Dhe gjasat janë që sezoni 8 të nisë transmetimin në korrik 2018. / Bota.al

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button