Angjushev: Gënjeshtër është se do të shtrenjtohet rryma

Gënjeshtra janë të gjitha informacionet rreth rritjes së çmimit të rrymës. Kjo është vetëm tërheqje e vëmendjes së opinionit të Maqedonisë nga temat e vërteta. Ndërsa, tema e vërtetë është se po kthehet tarifa e lirë e energjisë elektrike, atë që e hoqi Qeveria paraprake, të cilën sot e kthejmë si përfitim për të gjithë qytetarët. Këtë e theksoi zëvendëskryeministri për çështje ekonomike Koço Angjushev sot gjatë vizitës në minierën “Buçim” me rastin e Ditës së Minatorëve duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve.

Ai shtoi se e vërtetë është, gjithashtu, se në qershor të këtij viti është kërkuar rritje e çmimit të çmimit për 6 për qind, por në vend të kësaj, çmimi është ulur.

Potencoi se çmimi i rrymës në të ardhmen, aspak nuk është tema. “Dikush, siç shtoi, dëshiron ta plasojë si temë për të fshehur aktivitete të tjera të cilat populli shumë shpejt do t’i shohë. Populli i Maqedonisë është inteligjent dhe nuk do të bjerë pre e gënjeshtrave të tilla”.

Në lidhje me tenderin aktual për gërmimin e zgjyrës në REK “Bitola” të shpallur nga ELEM, ai sqaroi se udhëheqësia e kaluar e ELEM-it kishte shpallur tender për gërmim në REK “Bitola” dhe se në atë tender ka pasur paraqitje negative.

“Këtu duhet të them se Qeveria e Republikës së Maqedonisë dhe të gjitha ndërmarrjet publike, duhet të punojnë në pajtim me ligjit në shtet. Për momentin analizohen të gjitha ofertat që kanë konkurruar në tender, duke e përfshirë edhe kompaninë që ka dhënë çmim më të volitshëm dhe me këtë rast, përderisa oferta e tyre është në përplasje me ligjet, ajo ofertë do të refuzohet. Nëse nuk ka diçka të tillë, unë do të fokusohesha në dy çështje tjera. E para është sepse gjykata e ka hedhur poshtë bllokadën që në llogarinë e saj kompanie, kur veç më është konfirmuar se puna e saj nuk ka qenë në pajtim me ligjin, dhe e dyta,. pse udhëheqësia paraprake e ELEM-it, kur veç më ishte zbuluar puna e tillë e asaj kompanie, ka shpallur tender në të cilin nuk ka shpallur referencë negative, në pajtim me Ligjin për furnizime publike, për këtë kompani. Mendoj se përgjigjet duhet të kërkohen në ato dy drejtime”, theksoi Angjushev.

Theksoi se pyetja më e rëndësishme e cila duhet të përgjigjet është, pse kompania e njëjtë deri dje ka paguar prej 90, ndërsa në raste të ndara edhe deri në 144 denarë për gërmim në 1 gigaxhul, ndërsa sot e njëjta kompani është e gatshme ta kryejë të njëjtin shërbim për 44 denarë. Pyetja ime, tha, është ku ka përfunduar dallimi i atyre parave dhe pse ato çmime nuk janë arritur edhe më parë.

Sipas tij, të gjitha pyetjet, me çmimin e rrymës dhe me të gjitha aktivitetet rreth çmimit të rrymës, në periudhën e fundit janë vetëm tërheqje e vëmendjes nga, siç tha, procedurat e tilla jologjike, ndërsa për këtë ka edhe institucione të cilat duhet të analizojnë nëse janë veprime kriminale që kanë ndodhur në sektorin energjetik të Maqedonisë.

Në pyetjen se cili është mendimi i tij për ofertën e tillë të tenderit, ai tha se parashikoj se askush nuk do të punonte me humbje dhe parashikon se tani, me një procedurë transparente dhe qasje të ndershme, do të vijë deri në çmime reale të punës.

“Kursimet që do të arrihen në kompanitë energjetike, për të cilat shohim se ka hapësirë, do të transferohen te qytetarët e Republikës së Maqedonisë, në formë të tarifës së lirë të rrymës dhe në përfitime tjera”, theksoi zëvendëskryeministri për çështje ekonomike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button