Tronditet Turqia, ish-modelja vret aktorin e njohur dhe më pas edhe veten

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Stamboll. Në hotelin me 5 yje, Conrad, në Besiktas, mbetën të vrarë dy persona, njëri prej të cilëve aktori dhe personazhi i njohur televiziv Vatan Sasmaz. Siç mësohet nga mediat turke, ish-modelja Filiz Aker, e cila para disa vitesh kishte qenë e lidhur me aktorin 43-vjeçar, vazhdonte të ushqente një dashuri platonike për të, por kohët e fundit kishte filluar edhe ta kërcënonte me jetë, shkruan Class.

Sasmaz, aktor i dhjetëra roleve dhe aktualisht prezantues në radiotelevizionin shtetëror “TRT”, është qëlluar me 4 plumba pas shpine. Afër tij është gjendur e pajetë me një plumb në kokë edhe ish-modelja Filiz Aker.

Rreth orës 17.00, ndërsa ishte duke dalë nga dhoma e hotelit, aktori mori një mesazh në telefon i cili i dërgohej nga ish-modelja. I gjithë skenari ishte i përgatitur. Stafi i hotelit, sapo vuri re situatën, lajmëroi menjëherë policinë dhe ambulancën, por pas mbërritjes në vendngjarje, trupat ishin pa jetë dhe të mbuluar me gjak.

“Nëse nuk ndahesh nga bashkëshortja, do të të vras”

Ky ishte kërcënimi që Sasmaz kishte marrë kohët e fundit vazhdimisht nga Filiz Aker. 43-vjeçari ishte i martuar prej vitit 2015 me Yasemin Adali, ndërsa ish-modelja 55-vjeçare Aker ka qenë e dashura e tij vite më parë. Mediat kanë publikuar sot foto e video nga ngjarja e rëndë që ka tronditur të gjithë botën e artit dhe televizionit turk. Dyshohet se çifti është grindur pak para krimit të tmerrshëm dhe në momentin që aktori ka tentuar të largohet nga dhoma e hotelit, është qëlluar 4 herë pas shpine.

Detajet e policisë

Sipas informacione nga Hurriyet.com, Aker dhe Şaşmaz kanë jetuar bashkë për disa kohë në vitin 2009, por më pas u ndanë. Aker nuk e pranoi kurrë ndarjen dhe vazhdoi të ushqente një dashuri platonike për aktorin për gjithë këto vite. Sipas raportimeve të policisë, Aker, kohët e fundit kishte pasur probleme me depresionin. Madje, në vitin 2011, ajo kishte tentuar vetëvrasjen duke pirë disa pilula. Kohët e fundit, sërish sipas burimeve të policisë, 43-vjeçare kishte humbur edhe shumë para në bursë. Pasi ishte ndeshur me aktorin, ajo mësohet t’i ketë thënë: “Kam shpenzuar 3-4 milionë  për ty, nuk të lë askund. Nëse nuk e divorcon gruan tënde, unë do të të vras”, – i ka thënë ajo aktorit.

Në disa video që janë postuar sot nga mediat turke, Aker madje ka planifikuar edhe një gur varri për veten në varrezën familjare në Tuzla, rreth 4 muaj më parë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button