fbpx

Vendosen tabela të reja tri gjuhësore në Klinikat e Shkupit (FOTO)

Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari, në profilin e tij të faceboo-ut publikoi disa fotografi në të cilat shihen tabelat e vendosura në Klinikat e Shkupit të cilat janë në tri gjuhë, njofton Portalb.mk.

Nga fotografitë mund të kuptohet se bëhet fjalë për klinikën e hematologjisë dhe transfuzive. Mbishkrimi është në gjuhën shqipe, maqedonase dhe angleze.  Në portin e tij në facebook Taravari shkroi në gjuhën angleze “Fjala e dhënë u plotësua. Vazhdojmë”.

Vendosja e tabelave të reja ishte njëri nga premtimet e Taravarit pas vendosjes në funksionin ministror.

Ministri atëherë paralajmëroi se ky është fillim i vendosjes së plotë të gjuhës shqipe si gjuhë e sytë zyrtare në kuadër të Klinikës Qendrore të Shkupit.

Tabela e re e vendosur në tri gjuhë është vendosur edhe në hyrje të Qendrës klinike “Nënë Tereza”.

Image may contain: sky and outdoor

Image may contain: tree, sky, outdoor and nature

Image may contain: sky and outdoor

Image may contain: tree, sky, outdoor and nature

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close