Grabitje në një kazino në Shkup, janë marrë mbi 630 mijë denarë

Një person i maskuar dhe i armatosur dhe e ka grabitur kazinon “Astra klub” në Shkup, ku nga arka ka marrë 630.000 denarë dhe nga sporteli tani për tani shumë të pakonfirmuar të parave.

Siç është theksuar në buletinin e policisë, dje rreth orës 5:50, në kazinon “Astra klub” në bul. “Aradhet partizane” në Shkup, një person i maskuar dhe i armatosur me armë zjarri ka kryer grabitje, ku nga arka ka marrë rreth 630.000 denarë ndërsa nga sporteli tani për tani shumë të pakonfirmuar parash.

Autori, siç informojnë nga policia, ka hyrë në kazino dhe fizikisht e ka sulmuar të punësuarin e sigurimit, duke e goditur me pushkë, i cili ka rënë në dysheme. Pastaj e kishte drejtuar armën ndaj dy të punësuarve dhe i ka detyruar ta hapin arkën, prej ku dhe i ka marrë paratë dhe pastaj i ka marrë paratë edhe nga sporteli, pas çka e ka lëshuar vendin e ngjarjes.

Policia merr masa për gjetjen e autorit, si dhe zbardhjen e plotë të rastit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button