Bejta rikandidohet në Gostivar: Do të flasim me gjuhën e punëve që kemi realizuar

Në Gostivar dje u realizua takim me kryetarët e Këshillave Vendorë të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), për të diskutuar rreth zgjedhjeve të ardhshme lokale, ku kandidati i pritshëm për kryetar të Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta ka thënë se është “optimist për mbështetjen e qytetarëve pasi që ka mundësi të flet me gjuhën e punëve që ka realizuar”, njofton Portalb.mk.

“Jemi optimist për mbështetjen nga ana e qytetarëve, sepse kemi mundësi të flasim me gjuhën e punëve që kemi realizuar. Situatën e kemi të favorshme dhe  krejtësisht ndryshe. Nëse vazhdojmë të jemi më pranë qytetarëve, mund të krijohet mundësia që të fitojmë që në rrethin e parë”, thuhet ndër të tjerash në kumtesën e BDI-së.

Gjatë fjalës së tij, shefi i Shtabit Komunal Zgjedhor, Bashkim Hasani para të pranishmëve potencoi që situata në terren është e favorshme dhe se mund të angazhohemi për të pasur një rezultat shumë të mirë që në rrethin e parë.

“Në infrastrukturë, arsim, kulturë, gjelbërim dhe higjenë kemi realizuar projekte të shumta, terreni është ndryshe ngaqë së bashku kemi takuar çdo qytetar, kemi punuar në çdo cep të territorit të Komunës së Gostivarit. Punuam në interes te gjithë qytetarëve pavarësisht kujt nacionaliteti i takon”, deklaroi Hasani.

Ndryshe, deri më shtatë shtator, partitë politike kanë afat për dorëzimin e listave të kandidatëve për kryetarë komunash. Zgjedhjet lokale në vend do të mbahen më 15 tetor ndërkaq fushata zgjedhore fillon më 25 shtator.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button