BFI ka hapur edhe tre punkte për grumbullimin e kurbaneve

Bashkësia Fetare Islame njofton të gjithë besimtarët muslimanë të rajonit të Shkupit dhe opinionin e gjerë se ka hapur edhe tre punkte për grumbullimin e kurbaneve të dedikuar për nxënësit e Medresesë Isa Beu.

Dy punkte janë ngritur në Çarshinë e vjetër, njëra para xhamisë Murat Pasha dhe tjetra në hyrje të kompleksit Kapan Ann. Këto dy punkte do të veprojnë nga ora 9:00 deri në orën 17:00. Ndërsa punkti i tretë është ngritur në lagjen Shutkë te marketi Harbin, në afërsi të xhamisë Haxhi Azem dhe do të funksionojë nga ora 10:00 deri në orën 22:00.

Grumbullimi i kurbaneve do të behet deri në ditën e tretë të festës së Kurban Bajramit, deri në ora 13:00 (falja e namazit të drekës).

“Lusim Allahun Fuqiplotë që tua pranojë kurbanet dhe ti shpërblejë të gjithëve ata që kurbanin e tyre dhe lëkurat e kurbaneve ua dedikojnë nxënësve të Medresesë Isa Beu.” Thuhet në njoftimin e BFI-së.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button