Me Koncertin e Orkestrës Simfonike të RTSH-së bëhet hapja zyrtare e Sheshit Skenderbej

Komuna e Çairit njofton se hapja zyrtare e Sheshit Skenderbej shënohet sot me Koncertin e Orkestrës Simfonike të Radio Televizionit Shqiptar, transmeton Portalb.mk.

“Me Koncertin e Orkestrës së Radio Televizionit Shqiptar me dirigjent Gridi Kraja, sot (E Hënë – 28.08.2017) do të bëhet hapja zyrtare e projektit më të madh urbanistik në Komunën e Çairit – Sheshit Skenderbej. Komuna Çair, Qendra Informative Kulturore dhe Galeria Kombëtare e Maqedonisë ka nderin të Ju ftojë që të bashkuar ta shënojmë këtë ngjarje të veçantë që shënon rrumbullakësimin e një projekti me vlera të larta estetike, kulturore dhe historike. Koncerti do të mbahet në Sheshin Skenderbej, me fillim në ora 20:00”, thuhet në ftesën e Komunës së Çairit.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button