Kryeministri Rama mbledh sot në Vlorë kabinetin e ri qeveritar

Një ditë pasi shpalli kabinetin e ri qeveritar, Kryeministri Edi Rama do të mbledhë sot ministrat në një takim informal në qytetin bregdetar të Vlorës.

Njësoj si para katër vjetësh, kreu i qeverisë dhe ministrat e rinj do të takohen në një prej hoteleve buzë detit në Vlorë për të ndarë kompetencat pas shkrirjes së disa ministrive, transmeton Lajmifundit.al.

Rama njoftoi dje se kabineti i ri qeveritar do të ketë 11 ministri, 2 ministra shteti dhe një zv.kryeministre.

Për herë të parë, qeveria do të përbëhet vetëm nga ministra të propozuar nga Partia Socialiste.

Qeveria Rama II

*Kryeministri – Edi Rama

*Zv/Kryeministrja – Senida Mesi, deputete e Shkodrës

*Ministër Shteti për Shqiptarët jashtë kufijve – Pandeli Majko

*Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrësve – Sonila Qato

1.Ministria e Brendshme – Fatmir Xhafaj

2.Ministria e Drejtësisë – Etilda Gjoni (aktualisht zv/ministre e Drejtësisë)

3.Ministria e Jashtme – Ditmir Bushati

4.Ministria Mbrojtjes – Olta Xhaçka

5.Ministria e Kulturës – Mirela Kumbaro

6.Ministria e Financave, e Ekonomisë dhe e Punës (Bashkohen 3 ministri) – Arben Ahmetaj

7.Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë – Lindita Nikolla

8.Ministria e Shëndetësisë dhe e Kujdesit Social – Ogerta Manastirliu

9.Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë: Damian Gjiknuri

10.Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural – Niko Peleshi

11.Ministria e Turizmit dhe Mjedisit – Blendi Klosi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button