Petrit Vasili komenton qeverinë e re: Sa turp!

Kreu i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka komentuar qeverinë e re të Edi Ramës.

Vasili me anë të një statusi në faqen e tij në “Facebook” ka thënë se qeveria që lindi sot asgjësoi integrimin evropian, ekonominë dhe ricikloi banditizmin politik.

Më tej Vasili e mbyll statusin e tij duke thënë “Sa turp!”, shkruan gazeta Shekulli.

Statusi i plotë i Petrit Vasilit:

Qeveria që lindi sot nga gropa e ujërave të zeza të votave të drogës dhe të krimit asgjësoi që në lindje të saj integrimin europian, asgjësoi ekonominë dhe ricikloi banditizmin politik të udhëhequr nga shkollëpakti dhe anti-morali. Sa turp!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button