“Majlinda, shembull si lartësohet Kosova”

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka uruar xhudisten, Majlinda Kelmendi për marrjen e çmimit “Xhudistja më e mirë e sotme”.

“Është e sata herë që Majlinda Kelmendi, e bën krenar familjen, shtetin dhe kombin! Çmimi “Xhudistja më e mirë e sotme” nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos, është edhe një sukses kulmor i Majlindës dhe i sportit të Kosovës në përgjithësi. Ajo po na jep një shembull si lartësohet Kosova! Me fat Xhudistja më e mirë sot, Majlinda Kelmendi!”, ka shkruar Haradinaj në një status në llogarinë e tij në Facebook, transmeton Klan Kosova.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button