Hamilton triumfon në Belgjikë. Lë pas Vettelin

Hamilton është fituesi i një gare spektakolare të zhvilluar në pistën “Spa Francorchamps” të Belgjikës, duke i rezistuar deri në fund sulmeve të njëpasnjëshme të gjermanit të Ferrarit, Sebastian Vettel, i vetmi rival i drejtpërdrejtë për titullin kampion në këtë sezon, shkruan Top Channel.

Rikthimi nga pushimet nisi me një spektakël në Belgjikë. Ishte pikërisht xhiroja përshëndetëse e të pranishmëve në këtë garë nga djali i Michael Schumacher, Mick Schumacher, që përkujtoi kështu me po të njëjtën makinë të drejtuar nga i ati i tij, Benetton, fitoren e parë në Formulën 1 të legjendës së këtij sporti.

Podiumin e Çmimit të Madh të Belgjikës e plotësoi Ricciardo me Red Bull, duke lënë jashtë tij dy finlandezët e Ferrarit dhe Mercedesit, Raikkonen e Bottas.

Me këtë fitore, Hamilton shkurton distancën me Vettelin kryesues në vetëm 7 pikë në renditjen për pilotë, ndërsa sa i përket renditjes për konstruktorë, Mercedesi dominon në krye, përpara Ferrarit.

Gara e ardhshme do të jetë pas një jave në Monza të Italisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button