Xhaferi për festën e Zonjës së Madhe: Festat janë nxitje për respektim të vlerave të vërteta

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi sot ka dërguar urime deri kreu i Kishës Ortodokse e Maqedonisë, ipeshkvi Stefan me rastin e festës së Zonjës së Madhe, njofton Portalb.mk.

Siç shprehet Xhaferi, kremtimi i festave të mëdha duhet të jetë nxitës për respektim të vlerave të vërteta, ndershmërisë dhe hapërim në rrugën e vërtetë.

“Më lejoni, që në emrin tim personal dhe në emër të deputetëve të Kuvendit të Maqedonisë, juve dhe anëtarëve të ipeshkvisë, murgjve dhe klerikëve, të gjithë besimtarëve ortodoks të Maqedonisë, Kishës Ortodokse, Kryepeshkopatës së Ohrit në Republikën e Maqedonisë, t’ju uroj festën e madhe, festën e Zonjës së Madhe”, shkruan në telegram urimin e Xhaferit.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button