Wenger e quan katastrofike humbjen nga Liverpooli

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger e ka quajtur katastrofike humbjen 4 me 0 nga Liverpooli në Anfield.

Francezi e ka pranuar se lojtarët e tij ishin më të dobët në secilin aspekt se ekipi i Jurgen Kloppit, transmeton Koha.net.

“Rezultati është pasojë e performancës. Nuk ishte mjaftueshëm mirë, u mposhtëm në çdo aspekt fizikisht dhe në fund e bëmë më të lehtë për ta, kemi bërë gabime të panevojshme”, ka thënë ai për SkySports. “Performancë shumë zhgënjyese. Ishte katastrofike”.

Golat nga Roberto Firmino, Sadio Mane, Daniel Sturridge dhe Mohamed Salah i dhanë tri pikët Liverpoolit dhe e lanë Arsenalin në pozitën e 16-të.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button