Sekretari i Shtetit i SHBA-së: Shkrepja e raketave nga Koreja Veriore ishte akt provokues

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Rex Tillerson, ka thënë sot se shkrepja e tri raketave balistike nga Koreja Veriore këtë javë ishte akt provokues. Megjithatë, ai ka insistuar se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të kërkojnë zgjidhje paqësore.

“Ne e shohim atë si akt provokues kundër Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve tanë,” ka thënë Tillerson në një intervistë për Fox News, transmeton Express

Ai ka shtuar se SHBA-ja do ta vazhdojë presionin paqësor ndaj Koresë Veriore.

“Ne do të vazhdojmë presionin tonë paqësor siç edhe e kam përshkruar, duke punuar me aleatët, me Kinën dhe të shohim nëse mund ta bindim regjimin në Penian të ulët në tavolinën e bisedimeve,” ka shpjeguar Tillerson.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button