Barcelona mesazh terroristëve: Unë nuk kam frikë

Pas sulmit të tmerrshëm në Barcelonë ku mbetën të vdekur 14 persona, mijëra njerëz janë ngritur dhe në shenjë proteste kundër këtyre sulmeve kanë dalë në rrugë paqësisht, transmeton Albeu.com.
Marshimi hapet menjë flamurë të bardhë të madh mbi të cilin shkruhet: Unë nuk kam frikë.

Një turmë e madhe njerëzish pushtoi sheshin Ramblas, duke mbajtur nëpër duar flamuj të pavarësisë katalanase.

Pjesëmarrës në paradë  ishin edhe Mbreti Felipe VI, Kryeministri Mariano Rajoy dhe Presidenti Carles Puigdemont.

Më 17 gusht dy sulme terroriste në Barcelonë i morën jetën 14 personave, dhe plagosën më shumë se 100 të tjerë, kur një furgon u fut mes turmës duke përplasur njerëzit, në sheshin ikonë “Las Ramblas”.

Sulmi u morë përsipër nga ISIS, ndërsa 5 terroristë u vranë nga policia dh e4 prej tyre janë ende në kërkim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button