Shpëtohen një mijë veta pas përmbytjeve katastrofale në Huston

Mbi një mijë veta janë shpëtuar nga zonat e përmbytura në Huston, derisa reshjet e mëdha janë duke vazhduar edhe në Texas të SHBA.
Në gjithë zonën e metrosë së Huston ka pasur reshje shumë të mëdha sa që edhe udhëtimi është pamundësuar, sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, shkruan BBC.

Është raportuar se pesë veta kanë humbur jetën në Huston, por që kjo është e pakonfirmuar.

Kryetari i Huston ka thënë se janë bërë mbi dy mijë thirrje ku qytetarët kanë kërkuar ndihmë.

Sylvester Turnet ka urdhëruar banorët që të mos i thërrasin shërbimet emergjente vetëm në rast se kur konsiferojnë që po ju rrezikohet jeta dhe se kanë nevojë për shpëtim. /kk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button