PPD-ja po shuhet, anëtarët e saj kalojnë në Aleancën për Shqiptarët dhe në Lëvizjen BESA

Partia e parë shqiptare në Maqedoni –PPD nuk do të merr pjesë në zgjedhjet e ardhshme lokale dhe me këtë hap dalëngadalë po shuhet nga skena politike. Anëtarët dhe aktivistët e paktë në zgjedhje do të përkrahin opsione të ndryshme, shkruan Fokus.mk, njofton Portalb.mk.

Disa prej tyre e përkrahin partinë Aleanca e Shqiptarëve të Ziadin Selës, i cili përpiqet që t’i shkrijë koalicionet partnere Unitetin dhe Rilindjen Demokratike Kombëtare në partinë e re me titull të koalicionit.

Disa të tjerë paralajmërojnë përkrahje për Lëvizjen Besa e cila si parti e re e shqiptarëve i hap dyert për të gjithë që dëshirojnë të kyçen ose ta përkrahin në zgjedhje.

Ndryshe, Partia për Prosperitet Demokratik (PPD) është themeluar me 15 prill të vitit 1990, kryetari i parë i partisë ka qenë Nevzat Halili ndërsa pas tij në funksion erdhi Abdurahman Aliti, Abdylmenaf Bexheti dhe politikan të tjerë të njohur.

Në zgjedhjet e para shumë partiake në nëntor të vitit 1990, PPD-ja fitoi 23 deputet në Kuvend, pas së cilës në dekadën e parë të pluralizmit dominonte në  kampusin politik shqiptar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button