8 mijë dollarë për dy muaj, ja cila është modelja më e paguar në Shqipëri

Modelimi mund të konsiderohej më tepër si një pasion nga vajzat, pasion i cili me kalimin e kohës sa vjen dhe venitej pasi sepse nuk korrte të ardhura. Por sot gjërat kanë ndryshuar. Të qenurit modele jo vetëm që është shndërruar në një profesion, por edhe ndër më të paguarit në Shqipëri.

Fotografi Endrit Mërtiri ka treguar se të jesh një modele e kërkuar apo e famshme nuk do të thotë të kesh vetëm një fytyrë të bukur apo gjymtyrët në porpocionin e duhur.

Ai është shprehur se është puna e palodhur dhe përkushtimi i duhur çelësi  i suksesit në një botë kaq të ashpër, shkruan Sovrani.info.

Në vëmendje ka sjellë shembullin e modeles bukuroshe Alesia Noka. Bukuroshja shqiptare ka arritur të fitojë 8 mijë dollarë në dy muaj punë. Në këto dy muaj, ka thënë Endriti, Alesia mund të ketë punuar intensivisht vetëm 10 ditë, nga mëngjesi e deri në darkë dhe mund të ketë ndryshuar veshjet e saj rreth 80 herë.

Instagrami është një tjetër trampolinë që jo vetëm ndihmon një modele që të zgjerojë kufijtë e famës së saj, por edhe si një burim mjaft i madh i të ardhurave.

Në Shqipëri numërojmë jo pak vajza të cilat paguhen për postimet e tyre, ashtu sikurse edhe yjet ndërkombëtar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button