Policia e ka arrestuar edhe personin e dytë për sulmin në Londër

Policia britanike thotë se e ka arrestuar edhe personin e dytë lidhur me sulmin kundër tre oficerëve të policisë, nga një person me thikë në Pallatin Buckingham në Londër, njofton REL.

Personi 30 vjeçar është arrestuar në pjesën perëndimore të Londrës i dyshuar se ishte “i involvuar në planifikimin, përgatitje ose nxitje të terrorizmit”, tha sot policia.

Para dy ditësh një person e ka sulmuar minibusin e policisë në rezidencën zyrtare të Mbretëreshës në Londër dhe është mbajtur nga tre oficerët e policisë, të cilët pësuar lëndime të vogla.

Policia tha se personi 26 vjeçar, i cili ishte arrestuar në vendin e ngjarjes, tash për tash mbetet në paraburgim deri më 1 shtator.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button