Parku i Gazi Babës u pastrua dhe u pasurua me gjelbërim plotësues (FOTO)

Një numër i madh i thasëve u mbushën me mbeturinat e hedhura anembanë parkut të Gazi Babës. Aktivistët e Lëvizjes LEAD pa pushim punuan në pastrimin e parkut, krahas nxehtësisë që e ka kapluar Shkupin.

Pas përfundimit me pastrimin, aktivistët e Lëvizjes LEAD iu bashkëngjitën aktivistëve të organizatës “Dhoma Publike” dhe së bashku vazhduan me mbjelljen e dredhkave në parkun e Gazi Babës.

LEAD dhe “Dhoma Publike” sot kishin një aksion të përbashkët, duke i bashkuar projektet “Në xhep, nëse s’ka ku tjetër” dhe “Zbukuroje Shkupin”.

Qëllimi i projektit “Në xhep, nëse s’ka ku tjetër” është ngritја е vetëdijеs publike te qytetarët për ruajtjen e mjedisit jetësor. Gjithashtu, aksioni mundëson që të rinj të bashkësive të ndryshme etnike të punojnë dhe të shoqërohen së bashku.

Qëllimi i fushatës “Zbukuroje Shkupin” është të krijohet vetëdija te qytetarët për zbukurimin e mjedisit të tyre në mënyrë praktike dhe ekonomike dhe, gjithashtu, të inkurajohen që të kujdesen më shumë për hapësirën publike.

Projekti Në xhep, nëse s’ka ku tjetër, përkrahet nga Programi Civica Mobilitas, të cilin e zbaton NIRAS nga Danimarka, Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Instituti Suedez për Administratë Publike SIPU.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button