Pandeli Majko ngarkohet ministër për shqiptarët jashtë Shqipërisë

Ish-kryeminstri i Shqipërisë, Pandeli Majko, ka marrë një detyrë të re në Qeverinë e dytë të Edi Ramës.

Për herë të parë është bërë një ministri e veçantë për shqiptarët jashtë kufijve, në krye të së cilës është ngarkuar Majko.

Shqipëria është mbase i vetmi vend në botë i cili rrethohet me qytetarë shqiptarë në të katër anët e saj tokësore.

Vetë Rama më parë në një takim me korin diplomatik shqiptar e kishte paralajmëruar se do të emërohet edhe një ministër Shteti për shqiptarët jashtë atdheut, dhe për këtë kishte dhënë edhe arsyetimin, përcjell koha.net. “Sepse marrëdhënia e shqiptarëve në rajon kërkon një vëmendje më të madhe. Po ashtu dhe bota e shqiptarëve jashtë atdheut ka marrë përmasa të reja”, kishte thënë Rama.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button