Ndeshja Maqedoni – Shqipëri do të luhet në Strumicë

Ndeshja kualifikuese për Botërorin “Rusi 2018”, ndërmjet Maqedonisë dhe Shqipërisë, që është programuar më 5 shtator, do të luhet në Strumicë. Ky është rezultati përfundimtar i raportit të inspektorit të UEFA-së, i cili qëndroi në Strumicë dhe kreu inspektimit përfundimtar të këtij stadiumi. Qeveria evropiane e futbollit më parë kishte shumë vërejtje për infrastrukturën e stadiumit “Mlladost”, duke u nisur nga tribunat e deri tek kullosa.

Data e 25 gushtit ishte përcaktuar si dita “D” për atë se stadiumi “Mlladost” do ti plotësojë apo jo kushte për zhvillimin e ndeshjeve eliminatore për Botërorin e Rusia 2018. Alsat-M, mëson se inspektori i UEFA-së, edhe kësaj radhe ka regjistruar mangësi, por ato kanë qenë të vogla dhe nuk rrezikonin zhvillimin e ndeshjes Maqedoni- Shqipëri në këtë fushë. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button