Sivjet u shkrumbua Kroacia

Zjarret e regjistruara në Kroaci sivjet kanë arritur numër rekord, publikoi televizioni kombëtar HRT.

Nga fillimi i vitit, mbi 5.800 zjarre janë regjistruar në vend, të cilat shkatërruan pothuajse 85.000 hektarë tokë. Këto janë 22.000 hektarë më shumë nga toka e përgjithshme e shkatërruar në zjarrin në periudhën 2013-2016.

Deri tani, policia ka zbuluar se të paktën 39 nga zjarret kanë qenë të qëllimshme, ndërsa vetëm në dy javët e fundit janë arrestuar 17 persona të dyshuar për vendosje të qëllimshme të zjarrit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button