Raportuesi i PE, Mekalister: Serbia duhet të merret vesh me Kosovën për anëtarësim në BE,

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Dejvid Mekalister deklaroi se me të gjithë bashkëbiseduesit gjatë vizitës dyditore në Beograd, ka qenë i qartë se në fund Serbia duhet t’i përmbushë të gjitha kushtet për anëtarësim në BE, që do të thotë edhe hapjen dhe mbylljen e të gjitha 35 kapitujve.

Mekalister, në intervistën për “Blic”-in e sotëm, ka theksuar se të gjitha 35 kapituj janë të rëndësishme, sepse të gjitha kriteret duhet të përmbushen.

“Kur është në pyetje korniza negociuese, veçanërisht merren parasysh kapitujt të cilat kanë të bëjnë në sundimin e të drejtës 23 dhe 24 nga një anë, si dhe vazhdimi i angazhimit të Serbisë, përmes hapave për përmirësim të dukshëm dhe të qëndrueshëm në marrëdhëniet me Kosovën, për çfarë po negociohet në kapitullin 35. Ashtu që, porosia ime do të ishte – vazhdoni më tej, vetëm përpara” porositi ai.

Mekalister e përshëndeti thirrjen e presidentit Aleksandar Vuçiq për dialog të brendshëm për Kosovën.

“Do të doja ta inkurajoj shoqërinë serbe, politikanët, përfaqësuesit religjioz, shoqërinë civile, bashkësinë e biznesit…të hyjnë në dialog dhe tentim të gjejnë zgjidhje për normalizimin e marrëdhënieve të Beogradit dhe Prishtinës në bazë të qëndrueshme”, theksoi Mekalister.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button