ELEM me tenderë të ri për firmën e Sead Koçanit “TRANS MET”

Ndërmarrja Transmet e biznesmenit Sead Koçan të cilin prokuroria Speciale e ndjek penalisht ka ofruar çmim më të ulët për gërryerjen e qymyrit në REK Bitola. Në konkursin elektronik Transmet ka ofruar çmim jashtëzakonisht të ulët për gwrryerjen e qymyrit prej 44 denarë për një giga xhul, ndërsa me çmimin e arritur ndërmarrja duhet të nxjerrë qymyr për thuajse 6 milion euro. Në të kaluarën REK Bitola ka paguar çmim dy herë e gjysmë më të lartë për shërbimin e njëjtë, gjegjësisht deri në 144 denarë për giga xhul. Sipas ekspertëve, ky çmim i ofruar tregon rënie dhe hap dyshim nëse ndërmarrja me këtë çmim do të mund ta bëj punën.

Oferta e “TRANS MET DOO” Shkup, dhe me çmimin e ofruar personi juridik duhet të kryejë gërmimin e qymyrit dhe zgjyrës për një shumë të përgjithshme pre gjashtë milionë euro.

“Për këtë shërbim, udhëheqësia paraprake e SHA ELEM kishte paraparë një buxhet prej 13 milionë euro, që nënkupton se, nëse vendimi përfundimtar e vërteton këtë zgjidhje, do të kursehen shtatë milionë euro”, thekson kompania.

Në fazën e para kualifikimit kanë marrë pjesë gjashtë ndërmarrje, nga të cilat pesë vazhduan në procedurën e mëtutjeshme, ku pas uljes së vazhdueshme të çmimit fillestar që ka lëvizur rreth 100 denarë për giga xhul, është arritur çmimi i tanishëm përfundimtar.

Në ankandet e deritanishme dhe marrëveshjeve të drejtpërdrejta për këtë lloj të shërbimit çmimet kanë qenë edhe deri 144 denarë.

Sa i përket faktit se në ankand ka marrë pjesë dhe ka dhënë çmimin më të volitshëm ndërmarrja me interes të madh për opinionin “TRANS MET DOO”, pronar i së cilës është person që tani akuzohet për keqpërdorime dhe është nën padi penale, SHA ELEM informon se nuk ka mundësi ligjore për t’a përjashtuar nga pjesëmarrja e mëtutjeshme atë ndërmarrje dhe pse struktura e pronësisë në të është ndryshuar.

“SHA ELEM kërkoi nga personi në fjalë dëshmi se xhirollogaria e tij nuk është e bllokuar, pas çka u pranua përgjigje me shkrim se xhirollogaria e ndërmarrjes nuk është e bllokuar, gjë që të njëjtës i jep mundësi ligjore të marrë pjesë në cilindo qoftë tender” thekson kompania.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button