Do të kompensohen fermerët për sëmundjen gungore të lëkurës te bagëtitë

Kërkohet mundësi ligjore që t’u paguhen mjetet blegtorëve të cilët pësuan për shkak të sëmundjes gungore të lëkurës te bagëtitë, thotë në intervistën për MIA-n drejtpri i Agjejncisë për Ushqim dhe Vetrinari (AUV) Zoran Atanasov.

Bëhet fjalë për rreth 17 milionë denarë, para të cilat do të sigurohen nga Programi për mbështetje direkte të bujqësisë, rikahëzim dhe  siç thekson Atanasov, në mënyrë shtesë nuk do ta ngarkojnë buxhetin e shtetit.

Deri te AUV, për kompensim janë shtruar kërkesa nga 186 blegtorë për 485 bagëti.

Në pajtim me rregullat aktuale ligjore, shteti tani për tani të paguajë mjete vetëm për kafshët e gjalla të marra.

Vaksinimi për sëmundjen gungore të lëkurës filloi nga fundi i qershorit dhe duhet të përfundojë deri më 1 shtator.

Në intervistën drejtori i Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari paralajmëron projekte të reja, regjistrim të prodhimeve individuale të mjaltit, flet për kontrollet inspektuese, sigurinë e ushqimit, prioritetet e AUV-s etj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button