Qytetari nga Maqedonia dënohet me 17 vite burg në SHBA për shitjen e të dhënave financiare të vjedhura

Një qytetar nga Maqedonia i quajtur Xhevair Ametovski të premten është shpallur fajtor nga Gjykata federale në Bruklin për mashtrim dhe shitje të të dhënave personale nga kartelat kreditore të vjedhura përmes veb faqes së quajtur “kodsholl”, thuhet nga Prokuroria amerikane, njofton Portalb.mk.

Tridhjetë vjeçari Ametovski përballet me 17-të vite burg, ndërsa avokatët e tij, siç deklarojnë mediat amerikane, tani për tani nuk e komentojnë aktgjykimin.

Ametovski, i cili në internet është i njohur sipas emrave “kodsholl”, “sindrom” dhe “sindromiks”, në vitin 2014 ishte i arrestuar në Slloveni, ndërsa vitin e kaluar është ekstraduar në Nju Jork.

Akuzat mbi Ametovskin, siç thonë autoritetet amerikane, dalin nga hetimi shtatëvjeçar që është zbatuar në kuadër të luftës kundër tregut-online me të dhëna të vjedhura financiare.

Prokuroria ka konfirmuar se Ametovski në periudhën prej vitit 2010 deri 21014 ka pasur shitore të ashtuquajtur online ku ka shitur të dhëna të vjedhura nga më shumë se 181.000 kartela kreditore dhe debitore. Ai nga mijëra viktima ka vjedhur me miliona dollarë.

Ametovski i ka marrë të dhënat nga hakerët të cilët informatat i kanë vjedhur nga institucionet financiare dhe institucionet tjera.

Personat që kanë blerë të dhëna nga Ametovski i kanë shfrytëzuar për blerje online, por edhe për përpunimin e kartelave kreditore me të cilat kanë tërhequr para nga bankomati. Faqja e internetit të Ametovskit, siç theksohet nga Prokuroria amerikane, u ka mundësuar blerësve që t’i kërkojnë të dhënat e vjedhura sipas numrit të identifikimit të bankës, institucionit financiar dhe sipas gjendjes dhe llojit të kartelës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button