SHBA: Raportohet për dy të vdekur nga uragani Harvey

Raportohet se dy persona kanë humbur jetën nga uragani më i fuqishëm në më tepër se gjysmë shekulli, që e ka goditur gjirin bregdetar të Shteteve të Bashkuara, shkruan REL.

Paralajmërohet se do të ketë më tepër të reshura shiu dhe vërshime “katastrofike” gjatë ditëve të ardhshme.

Uragani Harvey, pardje e ka goditur shtetin amerikan, Teksas, si stuhi e kategorisë së 4-të, që është niveli i dytë më i lartë i sistemit të kategorizimit, me erëra me shpejtësi deri në 130 kilometra në orë.

Aktualisht, kategoria e tij është ulur dhe ai tash vlerësohet si stuhi tropikale.

Një person ka vdekur nga zjarri në shtëpinë e tij,ka njoftuar prefekti i qytetit bregdetar, Rockport, ndërsa një femër e ka humbur jetën derisa ishte në makinën e saj në rrugët e vërshuara të qytetit Hjuston.

Stuhia e fundit me kategorinë 4, që i kishte goditur Shtetet e Bashkuara, ishte uragani Charlie në gusht të vitit 2004 në Floridë.

Uragani Harvey është stuhia më e fuqishme që e ka goditur Teksasin prej vitit 1961.

LEXO: Teksasi është goditur nga një stuhi e fuqishme (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button