Lukarevska: Në mesin e kompanive që nuk kanë paguar tatim ka edhe media

“Prokuroria Themelore Publike zhvillon procedurë para hetimore në lidhje me kompanitë që ishin larguar nga obligimi për të paguar tatim, ndërsa ne i qëndrojmë në dispozicion për gjithçka që është e nevojshme”, kështu deklaroi drejtoresha e Drejtorisë për të Ardhura Publike (DAP), Sanja Lukarevska në intervistë për televizionin 24 lajme, njofton Portalb.mk.

“Për momentin bëjmë analiza për të gjitha të dhënat në Drejtorinë për të Ardhura Publike”, tha Lukarevska duke shtuar se bëhet fjalë për 47 kompani të cilat me ndihmën e të punësuarve e kanë shmangur detyrimin të paguajnë tatim për të ardhurat në vitin 2015 dhe 2016 me shuma milionash.

Siç theksoi ajo, bëhet fjalë për kompani të sektorëve të ndryshme,mes të cilëve sektori ndërtimor si dhe sektori i medieve.

LEXO: Lukarevska: 37 ndërmarrje u amnistuan nga pagesa e detyruar e borxheve

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button