Isa Mustafa kundër PDK-së: Bisedojmë me Vetëvendosjen

Ngërçi politik në Kosovë pritet të zgjasë, ndërsa kreu i LDK-së, Isa Mustafa tha për Top Channel se partia e tij nuk do të votojë Kadri Veselin për kryetar të kuvendit.  LDK, thotë Mustafa, nuk e shikon të mundshëm një koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës, ndërsa flet për bashkëpunim me Vetëvendosjen, njofton Top Channel.

“Ne kemi qëndrimin që të mos përkrahim një koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës. Do të bisedojmë me Vetëvendosjen se a mund të gjejmë një gjuhë të përbashkët, argumente të përbashkëta dhe po ashtu interes të përbashkët të vendit, që ta bëjmë një qeveri të përbashkët. Do të shohim programin qeveritar, por edhe çështje të cilat kanë mbetur si zotime tonat para komunitetit ndërkombëtar, sidomos ajo që ka të bëjëme liberalizimin e vizave dhe demarkacionin e kufirit me Malin e Zi. Kadri Veseli nuk do të votohet nga partia ime. Do të ishte mirë që të propozohej një deputet, i cili do të ishte më konsensual, sa i përket subjekteve të tjera”, u shpreh Isa Mustafa.

I pyetur në lidhje me mundësitë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohëshme në Kosovë, kreu i LDK mendon se është mirë që kjo të shmanget.

“Unë mendoj se ne duhet t’i shmangim zgjedhjet e parakohëshme sepse ato nuk na ndihmojnë për asgjë. Duhet të bëjmë përpjekje maksimale që të konstituojmë institucionet. Se sa ato institucione do të jenë të qëndrueshme, është pastaj nëj pikëpyetje e madhe”, tha ai.

Isa Mustafa nuk e përjashtoi një koalicion me Vetëvendosjen, por u shpreh kundër koalicionit të Partisë Demokratike.

“Në këtë moment LDK nuk është me koalicionin e Partisë Demokratike të Kosovës. Çështjet e tjera mbetet për t’u diskutuar”, tha kreu i Lëvizjes Demokratike të Kosovës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button