Rama u vendos kod veshje kryeministrave të Ballkanit, por jo të gjithë i ‘binden’ (Foto)

Qyteti i Durrësit ka mirëpritur kryeministrat e Ballkanit Perëndimor në një takim, qëllimi i së cilës ishte bashkëpunimi i vendeve të rajonit në askpektin ekonomik, tregtar dhe politik.

Të pranishëm ishin kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, i Bosnje dhe Hercegovinës Denis Zvizdiç, kryeministrin i Maqedonisë Zoran Zaev dhe i të Malit të Zi Dushko Markoviçm, Komisioneri Europian për zgjerimin Johanes Hahn dhe numri dy i Bankës Botërore për rajonin Cyril Muller.

Sigurisht, duke qenë se është një takim i organizuar nga kreu i qeverisë Rama, kurrsesi nuk mund të qëndronte brenda kornizave.

Ky takim kishte një kod veshje të vendosur nga Rama. Të gjithë kryeministrat e Ballkanit Perëndimor duhet të vishnin kostum, por pa kollare.

E megjithatë, ashtu sikurse gjithmonë, ky kod nuk është zbatuar nga të gjithë. Ka qenë zëvendëspresidenti i Bankës Botërore për Evropën dhe Azinë Qendrore, Cyril Muller i cili kishte ardhur në këtë takim me kollare, dhe Rama nuk ngurroi t’ia thotë.

Rama: Pranohen vetëm pa kollare

Muller: Do të jem shumë i lumtur që ta heq

Dhe ashtu bëri. Në foton zyrtare të këtij takimi shihet që Muller e ka hequr kollaren.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button