Kujdes me ujin e pijshëm, Tetova ka ujë të ndotur me “Esheria Koli”

Pas qytetit të Tetovës edhe fshati Leshkë ka probleme me ujin e pijshëm. Nga instituti i shëndetit publik apelojnë qytetarët e Leshkës që përveç ujit nga ujësjellësi i fshatit, të mos e konsumojnë edhe ujin e burimit mineral natyror që gjendet në afërsi të manastirit, njofton Alsat-M.

Që të dyja mostrat janë pozitive, që do të thotë se ekzistojnë probleme mikro-biologjike, dhe nuk rekomandohet që popullata ta konsumojë ujin e ujësjellësit të fshatit dhe ujin mineral. Sa i përket qytetit të Tetovës, analizat e fundit treguan se uji është në rregull dhe në gjendje konsumimi- tha Ratko Davidovski nga Instituti i Shëndetit Publik.

Tetovarët më 22 gusht disa orë kanë konsumuar ujë të ndotur mikro-biologjikisht disa herë mbi të lejuarën, kurse institucionet kompetente nuk kanë informuar fare qytetarët që të mos konsumojnë ujë për shkak të gjendjes së tij jo të rregullt. Sipas Davitkovskit në ujë është gjetur numër i madh i bakterieve koliforne dhe esheria koli. Mostrat janë marrë gjatë kohës së defektit të klorinatorit dhe uji në ujësjellësin e Tetovës ka qenë pa klor rezidual. Drejtori i ndërmarrjes komunale publike, Xhelal Ceka refuzoi të prononcohet para kamerës sepse siç tha:

Ndryshe në bisedë telefonike Ceka pranoi që kanë pasur probleme me klorinatorin, por mohoi që uji nga ujësjellësi ka qenë në gjendje të keqe. Edhe pse kërkuam qëndrim nga komuna e Tetovës për këtë problem të tetovarëve, prej atje na udhëzuan ta kërkojmë drejtorin Ceka.

Përgjegjësit për marrëdhënie me publikun si dhe nga kabineti i kryetares Teuta Arifi përmes sms porosive u arsyetuan se gjenden në fundjavë të vazhduar dhe në dreka familjare, sepse kjo ditë për ta nuk punohet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button