Adili: më vjen shumë keq që Gëzim Ostreni nuk e respekton Kuvendin e partisë

Nënkryetari i “Unitetit”, Zylfi Adili për televizionin Shenja ka thënë se momenti i shkrirjes së partisë në LR-PDSH-në, është i vjetër pasi qëmoti, Kuvendi qendror i partisë me shumicë absolute ka vendosur pro shkrirjes, dhe kundërshtim ka pasur vetëm kryetari i partisë.

Adili ia kujtoi Ostrenit që pushteti i tij nuk është absolut dhe se shumica tjetër kanë pranuar tashmë shkrirjen.

“Prej fillimit Kuvendi Qendror i Unitetit ka qenë me këtë qëndrim. Aleanca për Shqiptarët si një subjekt politik u themelua me vendim të dy kuvendeve të dy subjekteve politike. Edhe degët edhe Kuvendet e kanë marrë këtë qëndrim. Shumica absolute është me këtë qëndrim, dhe më vjen shumë keq që Gëzim Ostreni nuk e respekton këtë. Ai e dinë këtë punë shumë mirë”, thotë Zylfi Adili, nënkryetar i UNITETIT.

Pas kalimit me emër të LR-PDSH-së në Aleanca për Shqiptarët dhe reagimit të RDK-së se i njëjti emër nuk është pranueshëm nga ajo dhe UNITETI, Gëzim Ostreni për Portalb.mk edhe njëherë tha se emri Aleanca për Shqiptarët është koalicion dhe atë nuk mund ta përvetësojë askush.

Ndërkaq nga LR-DPSH-ja apo siç e quajtën veten, Aleanca për Shqiptarët, nuk deshën të komentojnë.

Ndryshe, edhe më herët në media ka pasur informata se po shpërbëhet koalicioni Aleanca për Shqiptarët, mirëpo të njëjtat janë demantuar vazhdimisht nga liderët e tre partive të koalicionit, Vesel Memedi i RDK-së, Gëzim Ostreni i UNITETI-t dhe Ziadin Sela i LR-PDSH-së.

LEXO: Ostreni: UNITETI dhe RDK ngelen në Aleanca, LR-PDSH dëshiron të largohet

LEXO: RDK reagon pasi LR-PDSH mori emrin Aleanca për Shqiptarët

LEXO: LR-PDSH zyrtarisht ndryshoi emrin në Aleanca për Shqiptarët

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button