Fund në mallëngjim

Kur nisa dita aq e heshtur
Nëpër natë mos prit për zhurmë
Veç mendime vijnë të ngjeshur
E në një të ç’rregullt, turmë!

Kur nis dita pa të patur
Nëpër natë nuk kapesh ti
Dashuri, pas ëndrrash kapur
E pas heshtjes, dashuri!

Kur çdo gjë merr formën tënde
Jeta ime merr kuptim
Personazh ti i çdo ëndrre
Fund, që heshtë në mallëngjim!

Bëj çudi me veten time
Kur çuditshëm të kujtoj
Lermë te heshtë duke të dashur,
pa u dashur të t’ harroj!

Më pëlqen ky kaos ndjenjash
Ku ti ikën edhe vjen
Në ka bukuri gënjeshtrash
Në kujtimin tënd i gjen!

 

Poezi nga Bledi Ylli

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button